Flash News

KRYESORE

Punëtorët heqin kalldrëmin në rrugën e pazarit në Gjirokastër, qytetarët: Do reagojë UNESCO?

Një grup punëtorësh kanë hequr kalldrëmin në rrugën e pazarit në qytetin e Gjirokastrës. Ata shprehen se rruga e Pazarit në Gjirokastër do restaurohet.

Qyteti i Gjirokastrës është një ndër qytetet më historike në Jug të Shqipërisë, dhe prej vitesh është në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Qytetarët të shqetësuar janë shprehur se vetë UNESCO duhet të reagojë për këtë dëmtim që po i bëhet qytetit. Video është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ata kanë komentuar se e kundërshtojnë prishjen e elementëve që tregojnë kulturë dhe traditë.

https://www.facebook.com/758160701211738/videos/265160897752992/UzpfSTEwMDAwMjk5MjAyNzQ0NDoxOTIyMjEyNTgxMjIxNzkx/

Të fundit