Flash News

KRYESORE

Punëtori bie nga kati i tretë dhe humbi jetën, arrestohet përfaqësuesi i firmës së ndërtimit në Golem

Punëtori bie nga kati i tretë dhe humbi jetën, arrestohet

Bie në pranga përfaqësuesi i firmës që kryente punime në Golem, një ditë pasi humbi jetën punëtori i një godine në konstruksion.

Dashamir Hyka humbi jetën në spital, pasi ra nga kati i tretë i godinës ku punonte. Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi përfaqësuesin e firmës M. K., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike.

Sipas policisë, 37-vjeçari ka shkelur rregullat e mbrojtës në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori që ra nga lartësia nuk ishte i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Të fundit