Flash News

KRYESORE

Punime në rrjet, zonat në Tiranë ku do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike

Punime në rrjet, zonat në Tiranë ku do të ketë kufizime

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në disa zona në Tiranë. shkak do të jenë punimet në nënstacionin e Kombinatit.

“Për shkak të punimeve që do të kryhen nesër 19 korrik, në nst Tec Kombinat, për eliminimin e defektit në Celësin 6 kV të këtij nstacioni, do të stakohet energjia e fiderit 18 nst Tec Kombinat.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-13:00.

Pa energji do të mbesin këto zona: Kombinat (pjesërisht), Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit”, njofton OSHEE.

 

 

 

Të fundit