Flash News

KRYESORE

Punime në rrjet, zonat që do mbeten pa energji elektrike ditën e  nesërme

Punime në rrjet, zonat që do mbeten pa energji elektrike ditën

Opertaori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në disa zona në kryeqytet.

OSHE njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në N/stacionin Traktora, nesër (e Hënë) më 30 tetor, nga ora 09.00-16.00 do të ketë kufizime të energjisë në zonat:

Farkë, Qytet Studenti, "Rruga e Kokonozëve",  Poligrafiku, Garda, Uzina Traktorit, Arkivi, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, pranë Depos se Ujit, pranë Senatoriumit, Vilat Qeveritare në Dajt, si dhe furnizim dytësor i Antenave TV Dajt, News 24, Burgu 325 dhe Materniteti i Ri.

Stakimi prek pjesërisht zonat si Shkozë, Kodra e Kokonozeve, Kodra e Priftit, Porcelani, "Pasho Hysi", Kryegjyshata dhe "Todi Shkurti".

Të fundit