Flash News

KRYESORE

Punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm, Bushati e Pacolli “përplasen” me Bosnjën dhe Serbinë

Punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm, Bushati e

Punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor janë shoqëruar me debate. Një kërkesë e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për një ndryshim në deklaratën e përbashkët të ministrave të WB6 nuk është pritur mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak dhe përfaqësuesi serb në takim.

Në mbështetje të kërkesës së Pacollit, për respektim të ndërsjelltë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes CEFTA, është shprehur Ditmir Bushati i cili mësohet se ka kërkuar një vendimmarrje politike për kërkesën e Pacollit, duke bërë thirrje për kompromis.

Ministri i Jashtëm shqiptar ka theksuar se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare, por kjo nuk i shërben kompromisit.

“Nëse për Serbinë e Bosnjën përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, atëherë Shqipëria qëndron në krahë të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër”, mësohet të ketë thënë Bushati.

Takimi i Budvës së WB6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus pas kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës për të pranuar ndryshimet e propozuara nga Kosova.

Të fundit