Flash News

KRYESORE

Punimet e UKT-së dëmtojnë fiderin, OSHEE: Zona te 'Selvia' dhe rruga e Elbasanit disa orë pa drita

Punimet e UKT-së dëmtojnë fiderin, OSHEE: Zona te

Banorët në zonën pranë ambasadës Amerikane nuk do të kenë energji elektrike, të paktën deri në orën 12:00. Lajmi është konfirmuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe shkak ka qenë dëmtimi i një fideri gjatë punimeve të UKT-së në "Rrugën e Elbasanit".

"Në orët e para të mëngjesit, rreth 01:30, është dëmtuar fideri L16 si pasojë e punimeve nga firma e UKT në “Rruga e Elbasanit”, pranë ambasadës USA.Si pasojë e dëmtimit dolën jashtë funksioni 5 kabina në zonën rreth fakultetit Ekonomik dhe dy kabina pranë Selvisë (djegur transformatori).Brigadat e OSHEE janë duke punuar për riparimin e demit, që mund të zgjasë edhe dy orë", njofton OSHEE.

Të fundit