Flash News

KRYESORE

Punimet në autostradë, Dashamir Shehi kritika ARRSH: Turp që ndaloni qytetarët të protestojnë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e Shtunë në orën 11:00. Shehi, po ashtu kritikoi vendimin e ARRSH-së për nisjen e punimeve në autostradën Tiranë – Durrës, që sipas tij është e qëllimshme.

“Ato persona që kanë shkruar atë letër do ju vijë turp. Edhe ai i ARRSH-së pse nuk ka vepruar mirë. Kush fillon këtu punë të shtunën, këtu nuk punohet as të hënën, pasi letrat mbeten aty. Do gjeni belanë, pasi po trembni popullin që kërkon të demonstroje. Policia nuk është vetëm e Tiranës, por është e shtetit shqiptar. Duhet të jetë në mbrojtjen tonë. Edhe një thirrje qytetareve të Vlorës Hajdeni se do jetë paqësore. Pas 2-3 viteve do jetë shumë vonë. Pas 2-3 viteve do kemi vetëm një rrugë; të ikim të gjithë”, deklaroi Shehi.

36 orë para protestës së opozitës; nis bllokimi i autostratës Tiranë – Durrës

Të fundit