Flash News

KRYESORE

"Punoj shumë e s`më del koha të jem në Instagram", Luana Vjollca i përgjigjet kritikës së fanses

Luana Vjollca edhe pse e shkëputur momentalisht nga projektet televizive, ajo po punon tashmë në atë që mund ta quajmë "karrierën e saj muzikore". Edhe pse nuk është një këngëtare e mirëfilltë dhe shpesh herë e hasur në kritika për talentin e saj në këtë fushë, Luana nuk interesohet shumë për këto kritika.

Ajo vazhdon të bëjë këngë sepse në fund të fundit kjo është ajo që i sjell moderatores të ardhura të shumta.

Një prej fansave të saj, i ka shkruar Luanës në një postim të sajin:

"Pse nuk ma urove ditëlindjen që e pata para një jave."

Dhe Luana i ka kthyer menjëherë përgjigje duke i treguar sesa e zënë është:

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Më fal, po punoj fort me projekte të reja e koha s’po më premton të jem shpesh në Instagram. Por ju e dini sa shumë ju dua."

Të fundit