Flash News


KRYESORE

“Punoni edhe me 4 turne”, Rama ultimatum nga Lezha: Po s’u bë deri në nëntor, këta në listë të zezë, të tjerët pushohen nga puna

“Punoni edhe me 4 turne”, Rama ultimatum nga Lezha: Po s’u

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në shkollën e mesme "Llesh Nik Daka" në Lezhë, sot kantier ndërtimi, e cila u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, u ka kërkuar përgjegjësve të ndërtimit që puna të përfundojë deri në 26 nëntor të këtij viti, pasi pritet të rinisin mësimin 535 nxënës.

“Si objekt besoj se në fund të dhjetorit përfundon”, u shpreh njëri nga përgjegjësit e firmës së ndërtimit.

“Në fund të dhjetorit do futeni në listë të zezë, në 26 nëntor do hapet dera, ku ka fund dhjetori. Fiksoje që ta dish. Punoni me 4 turne po të doni, por kjo punë duhet të mbarojë.

Po s’u bë kjo, këta në listë të zezë, të tjerët do pushohen nga puna, kështu që duhet përfunduar deri në 26 nëntor. Na pengoi shumë ajo dreq periudha e karantinës, por duhet ta kapim”, u shpreh Rama.

Të fundit