Flash News

KRYESORE

Punonjësi i kryeministrisë i shkruan Berishës: Ministri i ri i Brendshëm merr dy rroga shtetërore çdo muaj

Punonjësi i kryeministrisë i shkruan Berishës: Ministri i ri i

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e dërguar nga një punonjës i kryeministrisë, sa i takon Sandër Lleshit, i emëruar nga Rama në postin e Ministrit të Brendshëm.

Sipas mesazh dërguesit, Lleshi ishte punonjësi i vetëm që merrte 2 rroga shtetërore çdo muaj, një rrogë te Ministria Mbrojtjes kurse rrogën tjetër e merrte si këshilltar i kryeministrit.

Postimi i plotë i Berishës

Ministri i ri i brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb

“Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”

Të fundit