Flash News

KRYESORE

Punonjësi i policisë i shkruan Berishës: S’kemi marrë paratë e ushqimit dhe veshjes që nga 1 marsi, na takojnë me VKM

Punonjësi i policisë i shkruan Berishës: S’kemi marrë

Një punonjës i policisë ka denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha se nuk ka marrë që nga 1 marsi paratë e ushqimit, sipas tij i takojnë me VKM, ashtu si edhe paratë e veshjeve.

Denoncimi është publikuar nga Berisha në faqen e tij në ‘Facebook’, ku shkruan:

Mesazh trondites i policit dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje!

Un qe po ju shkruaj jam punonjes policie. Eshte muaji Dhjetor, eshte muaji i festave, ku te gjithe gezojne me njerzit me te dashur, familjaret etj. Por si mund te festojme kur sot eshte data 18.12.2018 dhe me del para djali im, ku me pyet cfare dhurate do me blesh per vitin e ri. Nje pyetje qe un nuk ju pergjigja, por ndryshimi i fytyres se drites se syve te mi me vrau. Leket e ushqimit te miratuara me VKM qe nga 1 marsi nuk i kemi marre, leket e rrobave qe na takojne, nuk i kemi marre, shperblim jo. Me cfare mund ta gezoje un ate femije??? Me rrogen qe morem ne dt.04.12.2018, dhe qe rroga e inspektorit dihet se sa eshte, uje drita...cfare ngelet? Cfare mund te shtroj un ne tavolin per festat e fundit??? Kemi kaq dite qe jemi sherbim 12 orarsh. Financa na thot presim urdher. Cfare urdheri presin nderkoh fondi eshte miratuar. Ai ministri qe del per problemet e policise, pse nuk pyet ku jan shperblimet e ketyre punonjesve qe punojne orar pa orar, por del e flet do bejme ate do bejme kete. Jo mor zoteri duam ate qe na takon, duam leket tona. Duam te festojme dhe ne, me tryezen perfaresisht si tryeza juaj, sepse me ju nuk krahasohemi dot. Ju lutem anonim pasi dihet si funksionojne gjerat ketu, nje llaf goje direkte heqja e bukes se gojes, ose transferim me nai rreth shume te larget. Respekte per ju

Të fundit