Flash News

KRYESORE

Punonjësi i policisë: Mbrëmë mbeti i vrarë truproja në diskon e vëllezërve trafikantë. Po fshihet ngjarja

Punonjësi i policisë: Mbrëmë mbeti i vrarë truproja

Një punonjës policie ka denoncuar një rast që sipas tij ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku pas përplasjes me armë ka mbetur i vdekur truproja.

Sipas denoncimit të policit, drejtuar ish kryeministrit Sali Berisha,  përplasja ka ndodhur në diskon në pronësi të vëllezërve Islamaj, ndërsa policia po përpiqet ta fshehë.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Berisha:

Xhafo policia fsheh vrasjen në Sarandë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

persh Zoti Sali Berisha, jam nje qytetar nga Saranda dhe punonjes policie..shikojeni pak rastin e mbremshem ku ne disko Mango ka ndodhur nje perplasje me arme dhe ku ngeli i nje i ri bodigard i kesaj disko ku policia po fsheh ngjarjen gjithashtu edhe media lokale..disko eshte ne pronesi te vllezerve Islamaj trafikane te qenjeve njerzore dhe drogrash te ndryshme,qe ne si qytetar te Sarandes i njohim mir keta krimenel qe kane mbeshtej nga strukturat vendase te PS si dhe nga polizia e prokuroria..te lutem anonime ind..”

 

Të fundit