Flash News

KRYESORE

Punonjësi u kërcënua me pistoletë në ambientin e punës, drejtori i OSSHE-së tregon shkakun

Punonjësi u kërcënua me pistoletë në ambientin e

Ditën e sotme një punonjës i OSHEE-së në Fier u kërcënua me pistoletë në ambientin e punës.

Drejtori i OSSHE në Fier, Armando Zhuka ka folur për Top Channel për ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme. Ai shprehet se një person i paidentifikuar është futur në ambientet e institucionit dhe ka kërkuar takim me drejtorin rajonal. Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej për momentin, personi në fjalë i ka kërcënuar dhe ka treguar pistoletën.

Drejtori thotë se ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë, të cilat i janë vënë në dispozicion policisë dhe është kryer kallëzimi përkatës. Sipas drejtorit të OSHEE, këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Të fundit