Flash News

KRYESORE

“Punonjësit e policisë denoncojnë video që do keqpërdoreshin” Luan Rama- Dritan Demirajt: Nëse s’je i zoti jep dorëheqjen, zgjedhjet të mos kthehen në kanabizim

“Punonjësit e policisë denoncojnë video që do

Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha sot në një deklaratë për mediat se punonjësit e policisë kanë denoncuar video që do të keqpërdoreshin. Menjëherë pas këtij denoncimi Rama i bëri thirrje ministrit të Brendshëm të mos kthejë zgjedhjet në kanabizim, teksa shtoi se nëse s’është i zoti të japë dorëheqjen.  Nënkryetari i LSI sqaroi po ashtu administratori i njësisë bashkiake Nr.2 në Tiranë, Elez Gjoza ka ngritur padi në Prokurori pr akuzat ndaj tij dhe i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nxjerr përpara ligjit çdo abuzues.

“Këto janë akuza mbi asgjënë dhe Gjoca ka ngritur padi në Prokurori dhe unë ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të nxjerr përpara ligjit çdo abuzues për të vënë nën terror qytetarët për bindjet e tyre politike. Dua të falenderoj një mori punonjësish të policisë që kanë denoncuar një mori videosh që do të keqpërdoreshin. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm mos kthejë zgjedhjet në kanabizim, nëse s’është i zoti të japë dorëheqjen. Ta harrojë kushdoqoftë ai se do të terrorizojë mbështetësit e LSI” tha Luan Rama në deklaratë.

 

Të fundit