Flash News

KRYESORE

Punonjësit e sigurisë nxjerrin fansat nga koncerti, Dua Lipa përlotet në skenë

Punonjësit e sigurisë nxjerrin fansat nga koncerti, Dua Lipa
Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në koncertin e Dua Lipës në Shangai të Kinës mbrëmjen e djeshme. Punonjësit e sigurisë kanë nxjerrë disa nga fansat jashtë koncertit dhe sipas spekulimeve të deritanishme kjo ka ndodhur për shkak se fansat kanë valëvitur flamurin e LGBT-së.  Disa dëshmitar kanë thënë për “MailOnline” se disa fansa të tjerë janë nxjerrë vetëm se kishin qëndruar në këmbë. Por mesa duket, Dua nuk është ndjerë aspak mirë me ngjarjen që ka ndodhur pasi teksa ka folur për fansat në skenë, ajo nisi të qante: “Dua që të krijoj një mjedis vërtetë të sigurt për të gjithë ne dhe të argëtohemi. Dua që të gjithë të kërcejmë. Dua që të gjithë të këndojmë, dua që të gjithë të kemi një kohë vërtet të mirë. Ne nuk jemi këtu për shumë kohë, kemi vetëm pak këngë të tjera dhe do të doja në këto këngë të fundit për ne, me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë të kënaqemi. Si për këtë?,”- i tha Dua turmës.

Të fundit