Flash News

KRYESORE

Punonjësit e transportit urban vijojnë protestën përballë MIE për plotësimin e kushteve, shpërndahen disa herë nga Policia; Ka të shoqëruar

Me thirrjet ”Duam bukë” punonjësit e transportit publik kanë vijuar protestën edhe gjatë ditës së sotme. Ndonse ministrja Manastirliu dha dritën jeshile për rifillimin nga puna të transportit publik këtë të hënë, punonjësit dhe shoqatat e transportit vijojnë bojkotin, duke theksuar se nuk do të fillojnë punën pa iu plotësuar disa kërkesa.

Ata janë mbledhur përballë MIE-së, duke kërkuar që kërkesat e tyre për një shtesë financiare, pasi 40 mijë lekëshi në 5 muaj është i pamjaftueshëm, dhe ndihmë financiare nga shteti për të shlyer borxhet të dëgjohen.

Protestuesit të vendosur kanë vijuar thirrjet e tyre përballë MIE-së, edhe pse janë shpërndarë disa herë nga Policia për shkak të protokollit të sigurisë anti-COVID, i cili nuk lejon grumbullimet e mëdha. 5 persona janë shoqëruar nga Policia.

“1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë”, kanë qenë disa nga kërkesat e Shoqatës së Transportit Publik.

Në një prenoncim disa ditë më parë, MIE bëri me dije plotësimin e dy kërkesave; atë të heqjes së akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik dhe faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020.

Të fundit