Flash News

KRYESORE

Punonjësja del pozitiv me covid-19, Shkodra mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore

Shkodra ka mbyllur deri në një afat të pacaktuar Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore. Shkak është bërë një punonjëse e drejtorisë, e cila së fundmi rezultoi e prekur me covid-19.

Drejtoria ka njoftuar qytetarët përmes një shkrese duke vendosur disa numra telefoni për t’ju ardhur në ndihmë për pensionet, apo raportet.

Kujtojmë se sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 6 prej 17 rasteve të lokalizuara në 24 orët e fundit, ishin në Shkodër.

Të fundit