Flash News

KRYESORE

"Pushim për ditë feste", Meta, Rama dhe Basha 'qetësohen' dhe urojnë Fitër Bajramin

Teksa kjo kohë është e shoqëruar me tensione të forta politike, ku shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar akoma më shumë debat politik dhe agravim të sjelljes së shoqërisë civile kundër vendimit të qeverisë, të forta kanë qenë dhe akuzat e lidërve politik në Shqipëri.

Me tone të ashpra kundrejt Edi Ramës ka qenë jo vetëm kreu i opozitës jashtëparlamentare, Lulzim Basha, por edhe presidenti Ilir Meta. Teksa Rama, vazhdon të mbajë qëndrim dhe të mohojë akuzat e tyre.

Por në "ditë feste", kundërshtarët politikë kanë vendosur të bëjnë "pushim" dhe të urojnë qytetarët shqiptarë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Nesër nuk do lejohet të kryhet falja në sheshe por vetëm në xhami, duke respektuar distancën fizike dhe duke mos lejuar shumë persona.

Të fundit