Flash News

KRYESORE

Pushime dhe ndëshkime në Durrës, policia vendos 670 gjoba dhe pezullon 50 patenta vetëm gjatë fundjavës

Pushime dhe ndëshkime në Durrës, policia vendos 670 gjoba dhe

Policia e Durrësit njofton se vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motoçikletat pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

 

Të fundit