Flash News

KRYESORE

Pushime jashtë Shqipërisë? Rama reagon ndaj mediave greke: Që ta merrni vesh, ky është urdhër edhe për ministrat

Pushime jashtë Shqipërisë? Rama reagon ndaj mediave greke:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj disa mediave greke, pasi publikuan lajmin se po kalon disa ditë pushime në shtetin fqinj.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u përgjigjet edhe mediave shqiptare, pasi referuan si burim pikërisht mediat greke, duke hedhur poshtë se ai ndodhet me pushime në Greqi.

Madje, ai shton se pushimet jashtë kufijve janë të ndaluara edhe për ministrat.

“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!

Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”, shkruan Rama.

Të fundit