Flash News

KRYESORE

“Pushime on Top” me Ori Nebijaj, ky është djali “misterioz” që do e shoqërojë në ditët me diell

Moderatorja e Top Channel Ori Nebijaj këtë sezon veror do të na prezantojë me perlat e bukura të Shqipërisë.

“Pushime on Top” do të quhet emisioni i ri i Orit. Politiko.al mëson se programin veror do të ketë plot të ftuar, të cilët bashkë me Orin do të eksplorojnë destinacione të shumta, Të mbushura me lojëra, humor e argëtime.

Më herët u fol në media që simpatikja e Top Channel do të kishte dhe një partner në krah, por  deri më tani nuk u bë i ditur identiteti. Politiko.al mëson se Orin do ta shoqërojë Flori Gjini.

Flori njihet si djali i sixhades në sheshin “Nënë Tereza”.  Flori me nismën që ndërmori, bëri realitet ëndrrën e tij për t’i veshur kryeqytetit sixhaden e motiveve të Shëngjergjit, duke risjellë sërish një element të traditës kryeqytetase.

Mbetet për t’u parë si do të na e bëjnë më të bukur verën dy të rinjtë, Ori me pozitivitetin që përcjell dhe Flori, si artist e me ide kreative. /Politiko.al/ 

Të fundit