Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DOSSIER/ Pushimet e Enverit dhe Nexhmijes në Karlovy Vary dhe xhelozia e Fiqiret Shehut. Si e refuzuan çekët kërkesën e Kryeministrit
Politiko.al
Udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha, pushimet i kalonte familjarisht në Shqipëri, kryesisht në Vlorë dhe në Pogradec, në vilat qeveritare. Këto dy vende ishin destinacionet e tij të preferuara. Madje në Pogradec ai ishte deri në vitet e fundit të jetës. Pjesëtarët e familjes Hoxha, por edhe të gjithë Bllokut, kishin një trajtim special, mjekë në dispozicion, personel shërbimi, dyqane ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore falas, një seri vilash dhe shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë benefite të tjera.
Por, para vitit 1960, para se të pritesheshin marrëdhëniet me BS dhe vendet e kampit socialist, Enver Hoxha i ka kaluar pushimet familjarisht edhe jashtë shtetit. Pushimet e fundit kanë qenë ato të verës së vitit 1958, të cilat i kaloi në Karlovy vary të Çekosllovakisë. (në atë kohë Çekia dhe Sllokavia ishin në një shtet të përbashkët).
Ideja për pushimet e familjes Hoxha kishte lindur që në maj 1958, kur ambasadori Çek në Tiranë njoftonte se „gjatë pritjes së organizuar më 9 maj, Nexhmije Hoxha tha se është e sëmurë, pasi vuan nga një sëmundje në mëlçi dhe mezi po i pret pushimet ne Karlovy vary.“
Në telegramin e datës 5 korrik, ambasadori çek njofton se „Prifti nga Komiteti Qendror i PPSH, me porosi të Hoxhës, më njoftoi se Hoxha do të vijë me datë 11.7 me avionin TU104, i cili do te sjellë studentët shqiptarë, dhe po këtë ditë do të kthehet prapë në Pragë. Do të vijë Hoxha me gruan, 3 fëmijë, kujdestarja, doktori, i cili ka studiuar në Çeki dhe di çekisht, i cili njëkohësisht do të jetë dhe përkthyes, kuzhinieri dhe dy shokë që do ta shoqërojne atë. Gjithsej 10 vetë. Akomodimin do ta mirëprisni.“
E diskutova këtë me zotin Vojtech të KQ të Partise Komuniste Çekosllovake, i cili do të interesohet për akomodimin e sh. Hoxha. Vila është siguruar. Shihet vetëm mundësia e pjesëmarrjes së dikujt për t‘i uruar mirëseardhjen“.

Nga një tjetër telegrm i datës 3 shtator 1958, kuptojmë se Enver Hoxha ishte familjarisht për pushime në Karlovy vary dhe kishte mbetur shumë i kënaqur nga qëndrimi aty, pasi ishte hera e parë që vizitonte Çekinë. Ja telegrami i ambasaborit çek:
Më datë 1 shtator, në ora 12.00, me ftesen e tij vizitova Hoxhën. Më priti me një përqafim miqësor e me lot në sy. Më tha se më kishte ftuar që të më tregonte mbi qëndrimin e tij në Çekosllovaki dhe falënderoi të gjithë shokët tanë për pritjen e jashtëzakonshme dhe miqësore. Më tha se kishte pasur ndërmend të bënte një vizitë në ambasadë, së bashku me gruan, por kur mori vesh qe gruaja ime ishte në Pragë, ndryshoi mendim. Pastoj foli për përshtypjet e tij nga Karlovy vary dhe udhëtimin i tij në Çekosllovaki. Admiroi nivelin e lartë politik e ekonomik të sekretarëve të rretheve, drejtorëve të ndërmarrjeve, inxhinierëve dhe punëtorëve dhe në përgjithësi të gjithë standardin e jetesës. Qëndrimi në Çekosllovaki i dha Hoxhës shumë. Më parë e kishte njohur Çekosllovakinë vetëm nga materialet e gazetave dhe dokumentet politike, si një vend i zhvilluar industrial. Por, njohja në vend i tejkaloi të gjitha përshtypjet e tij. Përshtypjet e tij ishin kaq të fuqishme sa menjëherë pas mbërritjes në Tiranë mblodhi të gjithë antarët e Byrosë Politike dhe i njohu me qëndrimin e tij në Çekosllovaki. Theksoi profesionalizmin e lartë të mjekëve tanë dhe shprehu kënaqësinë se gjendja e tij shëndetësore u përmirësua në mënyrë thelbësore. Vlerësoi kujdesin dhe vëmendjen e kuadreve të lartë drejtues të partisë dhe veçanërisht të shokëve Novotni, Shiroki, Bacilek dhe të shumë të tjerëve...“
Një vit më pas Hoxha, mendoi përsëri të kalonte pushimet në Çeki, pasi klima i kishte bërë shumë mirë dhe shëndeti ishte përmirësuar shumë. Ishte 50 vjeç dhe atmosfera në Kampin Socialsit po lëkundej.
Në telegramin e tij datës 10 qershor 1959, ambassadori çek njoftonte:
„Në pritjen e organizuar me rastin e largimit të delegacionit të Koresë, Hoxha më tha se me ftesë të Komitetit Qendror të Partise Komuniste të Çekosllovakisë do të vijë në Çekosllovaki për pushime me gruan. Fëmijët nuk i përmendi. Na njoftoni, nëse ftesa është për të gjithë familjen“.
Përgjigjja nga Praga i vjen: „Shoku Shurina u informua nga shoku Herman i KQ të Partisë Komuniste Çekosllovake, i cili theksoi se nuk është e nevojshme që titullari ynë në Tiranë të ekspozohet. Nuk është e rëndësishme nëse shoku Hoxha vjen me gruan ose me fëmijet. Dhe alternativa e parë dhe e dyta nuk na krijojnë asnjë problém.
Duhet ta lëmë në dëshirën e shokut Hoxha nëse vjen me fëmijët. Nga pikëpamja e qëndrimit në Republiken e Çekosllovakisë kjo nuk është e rëndësishme.“
Një muaj më vonë, është kryeministri Mehmet Shehu dhe bashkëshortja e tij, Fiqirete, që këmbëngul që, edhe ata t’i kalojë pushimet në Çeki, si shoku Enver. Ndoshta i shtyrë nga xhelozia, apo nga panorama e bukur që bëri në Byronë Politike Enver Hoxha, pasi u kthye nga pushimet, apo nga faktorë të tjerë. Ambasadori njofton në datën 10.7.1959:
„Gjatë bisedës me kryetarin e qeverisë dhe me bashkëshorten e tij, ra fjala edhe për Çekosllovakinë, në lidhje me pushimet. Shoqja Shehu, me këtë rast, më pyeti se në çfarë muajsh, përveç qershorit, korrikut dhe gushtit, në Çeki është kohë e bukur. Doja të pyesja nëse është e mundur që të ftohen këtë vit.“
Përgjigja i vjen ambasadorit me telegramin e datës 13.7.1959:
„U diskutua me shokun Herman të KQ të Partisë Komuniste Çekosllovake, në lidhje me pushimet e kuadrove shqiptarë në Çekosllovaki. Kuota e pushimeve të kuadrove shqiptarë për këtë vit është ezauruar (meqenëse Enver Hoxha kishte vendosur që edhe këtë vit, për të dytin vit radhazi t’i kalonte pushimet në Karlovy vary). Meqënëse për pushimet e kuadrove drejtues partiakë jashtë shtetit vendosin organet e atjeshme partiake, dhe se as shoku Hoxha nuk ishte i ftuar për pushime këtë vit, nuk duhet të ndërmarrësh asnjë inisiative në lidhje me pushimet e Shehut me familje në Çekosllovaki.“
Ndërkohë, po në këtë telegram vijon njoftimi se „Sipas informacioneve nga KQ i Partise Komuniste Çekosllovake ky është avioni që do të sjellë në Çeki për të kaluar pushimet shokun Enver Hoxha me familjen. Në avion do të jetë dhe një punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili do ta shoqërojë shokun Hoxha gjatë rrugës“.
Këto ishin pushimet e fundit të Enver Hoxhës jashtë vendit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38