Flash News

KRYESORE

Pushimet në bregdetin shqiptar, gazetari Buzhala: Djalit i mbeti pica në fyt, kamerieri as ujë s’të sjell

Pushimet në bregdetin shqiptar, gazetari Buzhala: Djalit i mbeti pica

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka shprehur rezerva të shumta për shërbimin në bregdetin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Buzhala e cilëson shërbimin në bregdetin shqiptar si më të keqin në rruzullin tokësor.

Madje, ai sjell edhe rastin kur djalit të tij i mbeti pica në fyt, ndërsa kamerieri as nuk i sillte.

Statusi i plotë:

Shërbimi në bregdetin shqiptar është me i keqi në rruzullin tokësor. Nëse ka det edhe diku tjetër në sistem diellor, atëherë është padyshim më i keqi edhe në sistemin diellor.

Gegës i ka mbetur pica në fyt, kamerieri as nuk bjen ujin, e as nuk ma jep mu kur të shkoj me e marrë të shanku.

“Çfarë ke ti, ta sjell unë”.

“Po de, vec ti nuk po e sjell, ta kërkova që 5 minuta”.

“Ik ulu se ta sjell unë”.

“A nuk po me nine a? Nuk po e sjell ti!”

Edhe nësë i thojsha më shkoi djali për një pikë ujë, ai me thojke “c’ke ti ta sjell unë”.

Eu bir ta marrte i lumi allah atë shpirt.

Të fundit