Flash News

KRYESORE

Pushimi i çështjes ndaj tre zyrtarëve të PD, Paloka: Shpifja e radhës shkoi në kosh të plehrave, Rilindja nuk mund të marrë peng gjithë drejtësinë

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas pushimit të akuzave mbi lobimin rus ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, Arben Ristani  dhe Ilir Dervishi.

Paloka thekson se “shpifja e radhës e maxhorancës shkoi në kosh të plehrave”. Ai nënvizon se “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht.

"Tao Yaris duhet te dale para nje drejtesie te pakapur e te jape llogari per tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant . Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gateshme te zhvendose dhe Lanen e te shkatrroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve !

Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varferojne cdo dite shqiptaret.

PD e provoi dhe ne kete rast , qe me asnje fabrikim per shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojen.

Ne do te luftojme deri ne fund dhe shume shpejte drejtesia do te vendoset per te gjithe”, përmbyll Paloka.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Akuzat për lobimin rus, gjykata pushon çështjen për tre zyrtarët e PD, Ristani: Paratë rrodhën nga buxheti i partisë

Të fundit