Flash News

KRYESORE

“Pusho, ca ke ti”, përplasen në sallën e Kuvendit deputetët Gjoni- Valteri, kolegët ndërhyjnë për t’i ndarë

“Pusho, ca ke ti”, përplasen në sallën e Kuvendit

Dy deputetët e opozitës parlamentare, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni janë përfshirë në një përplasje fillimisht verbale, gati-gati në fizike.

Për shkak të toneve të ashpra në sallën e kuvendit dhe për të shmangur përplasjet fizike mes tyre, kolegët e tyre deputetët kanë ndërhyrë për t’i qetësuar.

Ky moment tensioni është regjistruar gjatë kohës që po fliste në foltoren e Kuvendit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Dy deputetët që u dëgjuan duke u përplasur verbalisht me njëri tjetrin, “pusho, ca ke ti”, ishin ulur pranë njëri-tjetrit, ndërsa kamera fokusoi disa deputetë të tjerë si Myslim Murrizi, apo Arlind Çarçanin që ndërhyjnë për t’i qetësuar.

Valteri më pas ngrihet i revoltuar nga karrigia e tij, ndërsa në fjalën e mbajtur në foltore i bëri thirrje me ironi ministre së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që veç matjes së temperaturës të bëjë edhe teste për idiotët.

“Zonja Manastirliu , keni vënën kontrollin e temperaturës në kuvend, bëni edhe matjen e inteligjencës dhe bëni testin e idiotëve se këtu kemi lloj idioti e halabaku që nuk ca flet”, tha Valteri.

Ndiqni momentin e tensionit:

Të fundit