Flash News

KRYESORE

“Pusho se je e  vogël!”, Kejdi Mehmetaj me tone të larta: "Jeni qesharakë!"; Deputeti i PS braktis mbledhjen

“Pusho se je e  vogël!”, Kejdi Mehmetaj me tone të

Prej rreth një ore ka nisur Komisioni i Kulturës ku po diskutohet për godinën e Teatrit Kombëtar. Mirëpo, që në nisje të saj, mbledhja është shoqëruar me debate dhe tone të larta.

Teksa deputetja e LSI-së Kjedi Mehmetaj fliste për Teatrin dhe kërkoi që të ndryshohet ligji, deputetët e PS-së i janë drejtuar duke i thënë, “Pusho se je e vogël”. Deputeti socialist Fidel Ylli iu drejtua Mehmetit duke i thënë, “Mos na mëso neve se çfarë duam të bëjmë”.

Më tej Mehmetaj me tone të larta iu kundërpërgjigj deputetëve socialist, “Qesharak jeni ju; arrogant jeni ju. Kujtohuni çfraë i keni bërë këtij vendi”.

Ndërsa deputeti i PS-së Besnik Bare, para se të braktiste mbledhjen, u shpreh, “Vetëm Komision Kulture nuk mund të quhet”.

Të fundit