Flash News

KRYESORE

Pushoi çështjen ndaj gjyqtarit Thanza, KPK jep vendimin përfundimtar për prokurorin Kostaq Beluri

Pushoi çështjen ndaj gjyqtarit Thanza, KPK jep vendimin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin përfundimtar për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri.

Pas hetimeve administrative, KPK vendosi që Beluri të konfirmohet në detyrë, pasi nuk ka probleme me pasurinë e tij, ndonëse ai u përfol në seancën e parë dëgjimore se ka mbyllur një çështje dy vite më parë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Admir Thazna është filmuar dy vite më parë në shoqërinë e gruas së një personi të shpallur në kërkim. Pamjet filmike tregojnë Thanzën në takim me bashkëshorten e shtetasit me iniciale Sh.B., çka e vendosi gjyqtarin nën hetim mbi dyshimet për korrupsion pasiv.

Dosja e Thanzës kaloi në duart e prokurorit Beluri, i cili ndonëse kishte diskun me filmimet, e pushoi çështjen ndaj gjyqtarit. Sipas KPK, Beluri s’ka bere veprime hetimore te thelluara për komunikimet telefonike mes Thanzës dhe gruas të personit të shpallur në kërkim.

Megjithatë, KPK e ka transferuar çështjen për inspektim.

Të fundit