Flash News

KRYESORE

Pushojnë hetimet ndaj Tahirit, deputeti demokrat: Faleminderit Italisë! Ajo e bëri të sajën

Pushojnë hetimet ndaj Tahirit, deputeti demokrat: Faleminderit

Pas pushimit të hetimeve ndaj Saimir Tahirit nga prokuroria e Katanias ka reaguar deputeti demokrat Gent Strazimiri.

Në një shkrim në Facebook, Strazimiri falenderon prokurorinë e Katanias për hetimet e zhvilluara ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa shton se të gjitha ligjet morale e të shkruara janë shkeluar në Shqipëri dhe jo në shtetin fqinj.

Reagimi i Strazimirit:

Faleminderit Italisë! Ajo e bëri të sajën!!!!👏👏👏

- Audi "AA 003 GB", nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!

- Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t'i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.

- Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!

- Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.

Dhe në fund,

- me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!

Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë "ja ku i ke, VEPRO!!!"

Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale' më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj....

Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të ... prokurisë!

Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme "të ndritur" për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën "Xhuxhi", " qorri", "Gonia" e "Baballa"!!!

KAQ!

Të fundit