Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pushteti mbijeton falë punës së vazhdueshme që konsiston në budallallepsjen e qytetarëve
Sa qindra e mijëra gjedhe fundërrinash shpirtërore që i gjen të shpërndara në të gjitha partitë politike gjëllojnë si parazitë në kaosin që prej një çerek shekulli induktohet në jetën tonë të përditshme
Politiko.al – Në kohën kur ju kontaktuam dhe ju kërkuam të bënim një intervistë na thatë se ishit i zënë, duke i dhënë dorën e fundit romanit që kishit në duar. Ja ku po flasim pas një muaji dhe ju, sigurisht, e keni mbaruar romanin, ndaj është e natyrshme që biseda jonë të niste duke zënë fill prej tij. A mund të na thoni, përse bën fjalë romani juaj i fundit?
Dragan Velikiç – Qyteti si hapësirë është i pranishëm në romanet e mi qysh nga i pari “Via Pule” deri te ky më i fundit “Adresa”. Përveç Beogradit dhe Pulës janë të pranishëm edhe Vjena e Budapesti. Janë që të gjithë vende ku kam jetuar, ndaj dhe nuk ka gjë më të logjikshme për heronjtë e mi që të lëvizin në hapësira që i njoh më së miri. Romani im “Adresa” është nga kreu deri në fund roman për Beogradin. Ideja ime ishte të jepja jetën e qytetit, ekzistencën e tij në vite, por edhe jetën e një njeriu të thjeshtë në këtë qytet në një kohë paralele – atë të ekzistencës së vet dhe atë të ekzistencës së qytetit – ja pra, këtë kam dashur të rrok. Kaq shumë ka kaluar Beogradi, kaq popuj, ushtri, një shumësi të panumërt jetësh të ndryshme, çka duhet të ketë lënë gjurmët e veta. Kështu që njëra linjë e romanit ndjek jetën e qytetit nga kohët romane deri më sot. Heroi kryesor është kurator në muzenë e postës. Kësisoj kam përcaktuar vizionin e tij që u shndërrua edhe në vizionin tim dhe, kësodore, jam marrë me sistemet e mëdha, siç janë posta dhe hekurudhat. Teksa romani përparon vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndësishme ajo linjë që ndjek ngjarjet e Anno Domini 2018. Këtu gjen Beogradin e ditëpërditshëm të sotshëm, koha e banditizmit qeveritar që ushtrohet nga kreu i partisë në pushtet. Ndaj nuk është aspak e tepër të thuhet që Beogradi është nën okupacion. Këtu njerëzit vuajnë nga uria, vrasin realisht veten ngase nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Ndaj dhe për këtë gjë Serbia është shndërruar në një lunapark. Ja pse sheh bredhat, plakushët e Krishtlindjeve, rrëshqitëset dhe drerët në rrugët e tregjet e Beogradit, pemët dhe zbukurimet e vitit të ri, duke nisur nga tetori deri në mars, e gjithë ajo atmosferë e rrejshme përrallore – shtëpia e shtrigës për Ivicën e Maricën (versioni serb i përrallës së Vëllezërve Grimm Hansi e Greteli – shën. i përkthyesit), reality show në ekranet e televizioneve me frekuenca kombëtare, në mënyrë që qytetarët e mjerë dhe të poshtëruar të mos shohin se ku jetojnë. Serbia është një vend nën anestezi.
E megjithatë Beogradi është një qytet me një energji të pabesueshme, ndaj dhe i habitur e pyes veten se nga i buron ky shpirt, ky humor, kjo krijimtari. Në romanin “Adresa” jam përpjekur të jap një kuadër gjithëpërfshirës të këtij qyteti.
Politiko.al – Jo më kot e nisëm këtë bisedë me letërsinë. Ju jeni shkrimtar i njohur si brenda ashtu edhe jashtë Serbisë. Nga një shkrimtar që jeton nën një regjim diktatorial ose autokratik kërkohet që ai të jetë zëri i ndërgjegjes kritike e të moskonformimit me pushtetin dhe mekanizmat e tij. Cili mendoni se duhet të jetë roli i një shkrimtari sot, le të themi në një shoqëri demokratike, ku ka një sistem shumëpartiak e një shoqëri civile aktive, pra të lirë ose pjesërisht të lirë, po të paktën ku mendimi i shprehur pa doreza nuk ndëshkohet si diku rme burg ose me syrgjynosje jashtë vendit?
D.V. – Roli i shkrimtarit sot? Të mos heqë dorë nga parimet e veta me çfarëdolloj çmimi, të refuzojë të jetojë sikur etika nuk ekziston. Ndoshta jam naiv, por ajo çka unë e konsideroj si detyrë është që tekstet e mia t'i spastroj nga gënjeshtrat që na përmbytin mediat. Të çmontoj stereotipet, si puna e atij që 'patriotët' serbë e kanë fort për zemër se Perëndimi nuk na do. Ashtu është, Perëndimi nuk na do. Tekefundit, pse u dashka të na dojë dikush? Çdo pushtet në Serbi mbijeton falë punës së vazhdueshme që konsiston në budallallepsjen e qytetarëve. Sa qindra e mijëra gjedhe fundërrinash shpirtërore që i gjen të shpërndara në të gjitha partitë politike gjëllojnë si parazitë në kaosin që prej një çerek shekulli induktohet në jetën tonë të përditshme? Si përherë shërbimet serbe të sigurisë punojnë për mbajtjen më këmbë të regjimit, në ruajtjen e pacenuar të mendësisë që ngërthen pushteti autokratik. Nuk ekziston protektorat i huaj nën të cilin për ne kishte për të qenë zi e më zi nga ç'është nën pushtetin e atij mentaliteti të kultivuar e të mbështetur nga ana e të ashtuquajturave qendra të imponuara të pushtetit. Gjithsesi askush këtu nuk u imponua, ashtu siç edhe gjatë luftrave në Jugosllavi në asnjërën prej palëve ndërluftuese nuk ka pasur formacione paraushtarake. Gjithçka ishte e organizuar më së miri dhe nën syrin vigjilent të shërbimeve të ndryshme të fshehta.
Politiko.al – Kohët e fundit në Danas, një prej gazetave të pakta që mbajnë qëndrim opozitar ndaj partisë në pushtet, ju u shprehët se mënyra e vetme për të rrëzuar një regjim është duke dalë në rrugë. Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale politike në Serbi?
D.V. – Kur qytetari zhvishet nga institucionet nuk i mbetet gjë tjetër veçse rruga për të luftuar për të drejtat themelore. Edhe pse këto të drejta garantohen nga kushtetuta, ajo është thjesht një copë letër. I pari që e shkel kushtetutën është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić. E bën çdo ditë. Këto protesta që zgjasin prej tre muajsh në Serbi për herë të parë kanë kërkesa që nuk janë vetëm ndaj pushtetit që prej shtatë vjetësh po e plaçkit Serbinë, por këto protesta paralajmërojnë edhe ata që një ditë do të vinë në pushtet; domethënë detyra kryesore është vendosja e shtetit të së drejtës. Dhe kjo gjë nuk mund të realizohet pa zgjedhje të lira. Nuk ka për të qenë e lehtë, ky është proces i gjatë, por në qoftë se punët do të shkojnë kështu atëherë Serbia do të zhduket. Nuk e ekzagjeroj aspak, duke qenë se jam i ndërgjegjshëm kur shoh sesa të rinj e njerëz të shkolluar largohen për çdo ditë nga Serbia.
Politiko.al – Ajo që të bie në sy në skenën politike në Serbi është mungesa e një opozite të mirorganizuar, pavarësisht disa përpjekjeve të kohëve të fundit. Kjo gjë u vu re sidomos në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme para dy vjetësh. Në këtë pikë ngjan sikur presidentin aktual, Vuçiç, nuk ka kundërshtar ta sfidojë si brenda forcës së tij politike ashtu edhe nga kampi opozitar. Mendoni që pushteti i tij është i pasfidueshëm për një periudhë kohe relativisht të gjatë?
D.V. – Partia Përparimtare Serbe u krijua nga një grup anëtarësh të reformuar dalë nga gjiri i Partisë Radikale Serbe, të cilët bënë të tyren politikën pro europiane të Partisë Demokratike si e si të bënin për vete BE-në dhe SHBA-në, të cilët panë tek ata opsionin politik që mund të shpinte në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. I premtuan Perëndimit se do të zgjidhnin çështjen e Kosovës etj., se do t’i normalizonin marrëdhëniet. Prej shtatë vjetësh BE-ja dhe SHBA-ja e bëjnë sehir Vučić-in teksa shkatërron institucionet, asfikson mediat, ndërkohë që kuadrot e tij aspak kompetente vjedhin si në qendër ashtu dhe në rrethe. Protestat e qytetarëve që zgjasin prej tre muajsh në Beograd dhe në 60 qytete të tjera në mbarë Serbinë, nuk janë në faqen e parë të mediave perëndimore. Për to flitet me pikatore, duke qenë se Europës nuk i interesojnë të drejtat e njeriut në Serbi ose në Bosnje. Edhe diçka tjetër, Vučić me shokë po shesin resurset e Serbisë në këmbim të mbështetjes nga Perëndimi dhe të ndenjurit në pushtet. Por këto protesta e kanë tronditur Vučićin. Asgjë nuk do të jetë më siç ka qenë shtatë vitet e kaluar. Me fjalë tjera, afati i mbështetjes së Vučićit nga ana e Perëndimit dalëngadalë po skadon.
[caption id="attachment_257171" align="alignnone" width="2003"]
Beograd 15.05.2015.
Dragan Velikic
foto: Milenkovic Milovan[/caption]
Politiko.al –A mendoni se shkrimtarët, ashtu si edhe pjesa tjetër e shoqërisë civile, njerëz të artit, kulturës ose shkencës, duhet të rreshtohen politikisht në njërin ose tjetrin krah të politikës?
D.V. – Edhe mund të angazhohen, por duke mbajtur një pozicion të pavarur. Jam i angazhuar në mbështetjen e një opsioni të caktuar politik, i cili besoj se mund të sjellë mirëqenie. Jam i angazhuar, duke qenë se prej tre dhjetëvjeçarësh shkruaj rregullisht artikuj dhe ese me anë të të cilave analizoj në mënyrë kritike realitetin e vendit tim. Nuk jam ekspert, por përpiqem të paraqes një shoqëri të lënë pas dore e të zhytur në korrupsion dhe kriminalitet.
Politiko.al – Si njeri aktiv në shtypin e shkruar të përditshëm ose atë periodik, natyrshëm ndjeshmëria juaj ndaj lirisë së shprehjes është më e madhe se e shumëkujt tjetër. A mund të na thoni se sa është e kërcënuar realisht liria e medias sot në Serbi? Kemi parasysh një sërë ngjarjesh të kohëve të fundit që lidhen drejtpërdrejt me gazetarë të veçantë, organe të medias së shtypur ose elektronike dhe shoqata e gazetarësh që ndjehen të kërcënuar.
D.V. – Gjendja në mediat serbe mund të përkufizohet me nocionin e kaosit – aty gjen gjithçka, çka është më e keqe dhe më e ndyrë. Censura që mbizotëron dhe e cila është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me autocensurën, në trajtën e oktapodit me gjymtyrë të panumërt asfikson çdo mundësi që mediat më me peshë (Politika, Večernje Novosti, Televizioni i Serbisë... ), të shfaqet çfarëdolloj informacioni që mund ta dëmtojë Vučić-in ose politikanët në pushtet. Këtu hyn – le të themi – edhe embargoja e plotë e informacioneve e lidhur me shqiptarët në Kosovë, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për aksionet e tyre kundër serbëve. Pse? Ngase shqiptarët e Kosovës janë xhokeri i nxehtë i politikanëve në pushtet – nga koha e Milošević-it deri në ditët e sotme – me anë të së cilit pushtetarët largojnë e vëmendjen e njerëzve nga ato gjëra që atyre nuk iu vjen për mbarë. Krahas atyre që përmendëm kemi edhe një qerre mediash obskurantiste, përcjellësh interesash nga më të errtat, pronësish aspak transparente, të cilët për një grusht parash janë gati t’i helmojnë njerëzit. Në kuadër të këtyre plehrave radioaktive të cilave qytetari i thjeshtë nuk ka shans t’iu shpëtojë gjatë gjithë jetës së tij - vetëm titujt që e mësyjnë gjithandej, madje edhe atëherë kur ecën rrugës, janë poshtërues e dërrmues – gjenden ca ishuj, oaze të arsyes së shëndoshë: Danas, NIN, Vreme, Nedeljnik, Peščanik, programi kulturor i Radio Beogradit në një pjesë të mirë të programeve të veta... Dhe sigurisht – rrjetet shoqërore, falë të cilave është pothuajse e pamundur ta fshehësh të vërtetën, pavarësisht mercenarëve mediatikë të Vučić-it që kanë marrë fund prej kohësh.
Politiko.al –Po më gjerë në botën e sotme ku jetojmë? Kemi parasysh edhe një sërë dukurish bashkëkohore, si rrjetet sociale, fake news, pra bota postmoderne në krejt kompleksitetin e ditëve të sotme.
D.V. – Përgjithësisht jemi dëshmitarë manipulimesh të pabesueshme që janë të pranishme në media. Mediat prodhojnë ngjarje. Është e jashtëzakonshme dhe shumë e rrezikshme sasia e gënjeshtrave dhe e hipokrizisë me anë të cilave formohet sot opinioni publik. Sasia e atyre që i mbulon heshtja. Gjithë ç’thashë lidhur me gjendjen e mediave në Serbi vlen edhe për botën. Politika e Brukselit ka divizionin e vet mediatik dhe e vërteta jashtë lajmit zyrtar mund të gjendet vetëm te një numër i vogël mediash të pavarura. Për fat të keq, “84”e Oruellit, të cilën e lidhnim me bllokun e Lindjes, sot është fenomen global.
Politiko.al – Dhe, dulcis in fundo, siç thonë latinët. Sot çështja e Kosovës nuk duket të jetë më tabu për askënd në Serbi, madje për të flitet e diskutohet lirisht në media dhe në forume të shoqërisë civile ose zyrtare. Në opinionin publik diskutohen opsione të ndryshme lidhur me të dhe, ç’është më e rëndësishme, rreth asaj që shumëkush, duke përfshirë edhe ndërkombëtarët, e përkufizojnë normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Cili është komenti juaj për ecurinë dhe dinamikat e këtij debati dhe, a mendoni se palët do të arrijnë në një zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme?
D.V. – Siç e thashë më lart – shqiptarët normalë me problemet dhe karakteristikat e veta janë të përzënë prej mediave serbe. Kjo gjë zgjat prej dhjetëvjeçarësh dhe mendoj se kjo gjendje është edhe te mediat shqiptare në Kosovë; kjo trusni ushtrohet me sukses mbi shumicën – njerëzit as që e vënë re se ka diçka që nuk shkon, që kjo situatë nuk është aspak normale. Dhe pastaj falë kulturës ose iniciativave private të njerëzve kurajozë ndodhin takime dhe befasohen nga të dy krahët – e sheh, këta shqiptarët/serbët nuk janë përbindësha, paska edhe njerëz të mirë. E kështu këto kontakte të rralla kultivohen me përkujdes të veçantë, si diçka e çmuar dhe e rrallë. Gjithë çfarë kam thënë lidhet e ka të bëj me Serbinë. Por edhe në Kosovë është shumë e vështirë – kam qenë disa herë – ngase mafia serbe dhe ajo shqiptare funksionon në mënyrë të përkryer. Ata nuk i kanë ndërprerë asnjëherë marrëdhëniet mjaft të mira dhe miqësore. Ka shumë të ngjarë se pikërisht ata ndikojnë mbi politikanët që kjo gjendje të mos ndryshojë, duke bërë që Kosova të jetë vrima e zezë e Europës, ku çdo makinacion dhe kriminalitet është i mundshëm. Vëzhguesit dhe kontrollorët europianë nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur ta ndryshojnë këtë gjendje.
Politiko.al – Për ta mbyllur këtë bisedë, a mendoni se të dy popujt, shqiptarët dhe serbët, janë në gjendje të jetojnë në paqe dhe harmoni në të ardhmen apo janë të mallkuar të vazhdojnë kështu për shkak të mëkateve të paraardhësve?
D.V. – Kjo varet nga vetë ne – nëse do të pranojmë edhe më tej manipulimin perfid të grupeve të interesit që pasurohen në mënyrë jo normale në këtë kaos, ose dëshirojmë të bëhemi burra dhe të luftojmë për të bashkëjetuar normalisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38