Flash News

KRYESORE

Pushteti që marrin qytetarët në Republikën e Bashës: Ja si do shkarkoni deputetët para përfundimit të mandatit

Pushteti që marrin qytetarët në Republikën e Bashës: Ja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  tha sot nga Vau i Dejës nga ku çeli fushatën se nëse vjen në kreye të qeverisë pas 25 qershorit do të ndryshojë kushtetutën. Sipas Bashës në Republikën e re deputetët do të zgjidhen nga populli dhe nëse nuk mbajnë fjalën duke mbledhur një numër firmash qytetarët mund t'i shkarkojnë para përfundimit të mandatit.

“Kushtetuta do ndryshojë, deputetët do të zgjidhen nga populli, nëse nuk mban fjalën duke mbledhur një numër firmash ju mund t'i shkarkoni. Ky është një sistem amerikan që nuk e kam shpikur unë. Por në momentin që ata që ju përfaqësojnë e bëjnë baltë ju mund t’i shkarkoni para përfundimit të mandatit” tha Basha.

 

Të fundit