Flash News

KRYESORE

Pushuesi nga Kosova humbi jetën, Spitali i Lezhës përgënjeshtron policinë: E sollët pa shenja jete

Pushuesi nga Kosova humbi jetën, Spitali i Lezhës

Mesditën e sotme, një pushues nga Kosova humbi jetën në Shëngjin në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”. Referuar njoftimit të Policisë së Lezhës, shtetasi E.J., 65-vjeç u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportimi i uniformave blu është kundërshtuar nga drejtuesit e Spitalit Rajonal të Lezhës, të cilët shprehen se personi në fjalë nuk ka pasur shenja jetë në momentin që mbërriti.

Ngjarja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Të fundit