Flash News

KRYESORE

Puth vajzën në buzë, fansat të zhgënjyer me David Beckham

Puth vajzën në buzë, fansat të zhgënjyer me David
Fotoja që ka postuar para disa ditësh David Beckham me vajzën e tij ka ngjallur shumë komente negative nga fansat e ish-futbollistit. Gjatë pushimeve të tij me familjen në Tanzani pak ditë më parë, ai postoi një foto në llogarinë e Instagramit, ku shfaqej duke puthur vajzën e tij të vogël në buzë. Në përshkrimin e fotos Beckham shkruante: “Puthje për babin”. Edhe pse brenda pak minutash, fotoja u pa dhe u pëlqye nga miliona ndjekës dhe fansa të ish- yllit të futbollit, nuk kanë munguar reagimet negative të cilët gjestin e David e komentuan si të pavend. “E shpifur, perverse. Të puthësh vajzën tënde në buzë është pak e çuditshme.”­ shkrujnë disa nga komentuesit.
 

Kiss for Daddy ❤️

A post shared by David Beckham (@davidbeckham) on

Të fundit