Flash News

KRYESORE

Puthi këmbët e guru-së indian në Rinas, gruaja e ish-ministrit: Po zbuloj pjesën e panjohur të vetes

Puthi këmbët e guru-së indian në Rinas, gruaja e

Disa muaj më parë, një guru indian erdhi në Tiranë, ku u prit nga disa gra në Rinas, të cilat ranë në sy, pasi prisnin në radhë për t’i puthur këmbët.

Guruja indian Paramahamsa Vishëandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’, ndërsa anëtare është edhe bashkëshortja e ish-ministri Damian Gjiknuri.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, e shoqja e Gjiknurit, Rovena Agolli tregoi se përmes anëtarësimit në këtë sekt ka zbuluar veten.

“Ne kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale, si teknika meditimi, joga etj.

Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm që kemi vënë kohën tonë në dispozicion, për të ndarë me shumë dashuri dhe këtë filozofi dhe natyrisht që ka të rinj që vijnë.

Unë po zbuloj veten se nuk e njohim vetën. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën, vetëm nëse dashuria zgjohet. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Mendimi strukturon fizikisht trurin sipas studimeve.

Ne jemi një miniaturë e Zotit, mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka, por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet, unë nuk kam pyetur për këtë gjë, mua më është shfaq kjo gjë”, u shpreh Agolli.

Të fundit