Flash News

KRYESORE

Puthi “live” punonjësen, presidenti i Filipineve kritikohet për sjellje të pahijshme ndaj grave

Puthi “live” punonjësen, presidenti i Filipineve kritikohet

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, gjatë një eventi “live” puthi një punonjëse dhe për këtë gjest ai mori kritika të shumta.

Duterte ishte duke folur përpara një turme njerëzish në Korenë e Jugut, ku thirri dy vajza në skenë dhe njërën prej tyre e bindi që ta puthte.

Të pranishmit në skenë u entuziazmuan duke duartrokitur, kryesisht punëtorët filipinas.

Por veprimi i presidentit filipinas u konsiderua si një shfaqje e neveritshme e një presidenti paragjykues ndaj grave.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.

https://youtu.be/zVtmKlGsMX0

Të fundit