Flash News

KRYESORE

Putin akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta: Katalonja çështje e brendshme e Spanjës, po Kosovën pse e mbështetët?

Putin akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta: Katalonja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se kriza Katalanase është çështje e brendshme e Spanjës, por kritikoi Perëndimin për atë që ai e quan standard të dyfishtë mbi lëvizjet separatiste.

“Pozicioni i Rusisë është i njohur, gjithçka që po ndodh është çështje e brendshme e Spanjës dhe duhet të zgjidhet bazuar në ligjet spanjolle dhe traditën demokratike. Ajo që kuptojmë nga partnerët tanë është se për ata ka luftëtarë të dobishëm për pavarësi dhe nga ana tjetër ka separatistë që nuk mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Standardet e dyfishta, ky është një shembull shumë i mirë i standardeve të dyfishta, janë të mbushura me rreziqe serioze për stabilitetin e Europës dhe kontinenteve të tjera”, ka deklaruar Putin gjatë një takimi në Sochi.

Sipas Putinit, fuqitë perëndimore kanë qenë të vetëdijshme për antagonizmin në Europë, duke iu referuar Katalonjës, megjithatë, mbështetën shpërbërjen e disa shteteve.

Ai përmendi pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e dhënë nga Perëndimi. “Pse duhet, pa menduar, të mbështesnin pa asnjë dyshim shkëputjen e Kosovës?”,- pyeti presidenti rus.

Putin akuzoi shtetet evropiane se kishin “dëshirën të kënaqnin vëllain e madh nga Uashingtoni” për çështjen e Kosovës, por ky vendim sipas tij, provokoi procese të ngjashme në Europë dhe botë.

Presidenti i Rusisë tha se kjo mbështetje e evropiane nuk u rikonfirmua gjatë aneksimit të Krimesë nga Ukraina, apo pas referendumeve në Katalonjë dhe Kurdistan.

Të fundit