Flash News

KRYESORE

Putin i dërgon mesazh Metës për 28 nëntorin: Zhvillimi i marrëdhënieve tona, në interes të Evropës

Putin i dërgon mesazh Metës për 28 nëntorin: Zhvillimi i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë sot një mesazh urimi nga homologu rus, Vladimir Putin, me rastin e 28 nëntorit, festës së flamurit.

Në letrën e Putinit thuhet se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive midis dy shteteve do të ishte në interes të shqiptarëve dhe rusëve, por edhe në të interes të Evropës.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, thuhet në mesazhin e Presidentit të Rusisë.

Vitin e kaluar dhe në gjysmën e parë të 2018-ës, Rusia bëri disa deklarata të ashpra ndaj shqiptarëve në Ballkan, veçanërisht kundër Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Deklaratat e lëshuara nga Ministria e Jashtme e Rusisë kishin doza anti-shqiptare, ndërkohë që Tirana iu kundërpërgjigj me sanksione për çështjen e Krimesë, si dhe me dëbimin nga vendi të dy diplomatëve për çështjen Skripal.

Së fundmi, Moska e ka zbutur tonin ndaj shqiptarëve dhe sidomos në raport me Kosovën. Kryeministri Dimitry Medvedev dhe Presidenti Vladimir Putin kanë zhvilluar takime të shkurtra me Presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Të fundit