Flash News

KRYESORE

Putin pranon ftesën e Italisë, pritet vizita e tij në Romë

Putin pranon ftesën e Italisë, pritet vizita e tij në Romë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shkoi muajin e kaluar në Moskë dhe ftoi Vladimir Putin që të vizitonte Romën.  Kremlini lajmëroi sot se diplomatët po hartojnë një plan për vizitën.

Rusia shprehet e gatshme që të zhvillojë më tej marrëdhëniet me Italinë me shpresën për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, pas aneksimit të vitit 2014 të rajonit të Krimesë në Ukrainë.

Conte tha gjatë vizitës së tij në Moskë që sanksionet duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se Roma do mundohej t’i bindte vendet e tjera të BE-së për këtë çështje.

Firmat italiane në Rusi janë ankuar se sanksionet po dëmtojnë biznesin e tyre dhe kanë lobuar në Romë për t’i hequr ato.

Të fundit