Flash News

KRYESORE

Putin pret në takim Bashar al Asad: Ka ardhur koha që Siria të kalojë në procesin politik

Putin pret në takim Bashar al Asad: Ka ardhur koha që Siria të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Sirisë, Bashar al Asad zhvilluan një takim në qytetin Soçi të Rusisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, thuhet se gjatë takimit me Asadin, Putin ka thënë se tani duhet t’i jepet fund operacionit ushtarak në Siri dhe të kalohet drejt procesit politik.

Ai vuri në dukje se se tani nevojitet përcaktimi i linjave kryesore të procesit politik në Siri.

“Unë gjithashtu jam kurioz për mendimet e juaja lidhur me Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian. Në procesin politik, i cili do të zbatohet nën patronazhin e OKB-së, edhe pikëpamjet tuaja janë të rëndësishme”, tha Putin, raporton ‘AA’.

Ndërsa Asadi tha se janë të gatshëm të hyjnë në dialog me të gjitha palët të cilat mbështesin procesin politik në Siri. “Ne i besojmë mbështetjes së Rusisë në aspektin e mosndërhyrjes së fuqive të huaja në procesin politik në Siri”, ka thënë Asad.

Të fundit