Flash News

KRYESORE

Putin-Trump, pak fjalë dhe një shtrëngim duarsh në Vietnam

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump janë përshëndetur dhe kanë shtrënguar dorën gjatë mbledhjes për bashkëpunimin ekonomik Azi-Paqësor në Danang të Vietnamit. Dy liderët kanë shkëmbyer pak fjalë. Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë ruse të shtypit.

Zëdhënësi i Kremlinit ka sqaruar se mes dy krerëve të shteteve nuk ka patur takime zyrtare deri në këtë moment.

Rasti për t’u takuar iu dha gjatë fotografisë zyrtare me kostume tradicionale. Pas këmbyen dy fjalë, Trump u ngrit dhe vendosi njërën dorë në shpatullën e presidentit rus, kur gjithë të tjerët kishin nisur të shpërndaheshin.

Të fundit