Flash News

KRYESORE

Pyesin nga Berati në 'shtetrrethim': Pse ka nevojë lideri për masa kaq të larta sigurie?

Pyesin nga Berati në 'shtetrrethim': Pse ka nevojë lideri

Edi Rama, KM i vendit, ka qenë sot në Berat në kuadër të takimeve të tij me 'votuesit e herës së parë'. Ja çfarë shkruan pas kësaj vizite Namir Lapardhaja, Sekretar i PD për Beratin.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, sapo eshte larguar nga Berati. Qyteti prej mesdites se sotme ka qene ne rrethim te plote. Une nuk e kuptoj se pse nje lider kaq i madh e kaq i suksesshem ka nevoje per masa te larta sigurie dhe per te pasur gjithe Garden e Republikes dhe Policine e Shtetit me vete? Rama edhe sot nga Berati vijoi me kokefortesine e tij per zgjedhje te njanshme dhe pa opoziten me argumentin e te berit shtet. Por per çfare shteti e ka fjalen Edi Rama, sepse prej shekujsh perkufizimi i shtetit dhe politikes eshte sqaruar dhe eshte mese i qarte. Nuk ka politike pa pale ne zgjedhje. Nuk ka shtet pa respektuar opoziten dhe ata qe mendojne ndryshe nga ai. 18 qershori i Edi Rames mund te kete vetem nje kuptim: rikthimin e Shqiperise ne diktature. Pas asaj date nuk ka nevoje me as per parlament, as per qeveri, as per gjykate, as per prokurori, as per polici, sepse eshte vetem Ay, lideri i madh, i lavdishem dhe i adhurueshem. Por jo. Edi Rama ben mire te reflektoje, te thellohet dhe t'i rishoh qendrimet e tij ndaj opozites dhe PD. Perndryshe, historia dhe koha do te jete e pameshirshme me te, ashtu siç ishte dhe u tregua me eterit e tij biologjik dhe politik.

Të fundit