Flash News

KRYESORE

Pyetësori për nxënësit: “A të ka prekur mësuesi në vende të papërshtatshme?”, reagon deputeti demokrat

Deputeti i Partisë demokratike Luciano Boçi ka publikuar në Facebook-un e tij një formular i cili u është shpërndarë nxënësve të klasave nga klasa e 6-të deri te klasa e 9-të.

Formulari i shpërndarë në shkollat e kryeqytetit ka për qëllim të nxjerr në pah vlerësimet e nxënësve në lidhje me mënyrën se si sillen mësuesit me ata.

Pyetjet janë të tipit a të ka goditur, pickuar apo shkelmuar mësuesi opo edhe: "A të ka prekur mësuesi në vënde të papërshtatshme?". Ndërkohë që Boçi shprehet se këto pyetje nuk duhet të bëhen në mënyrë publike në klasë por me prezencën e një psikologu individualisht.

Statusi i plotë:

PYETESOR APO...?!!!!

DAR Qarku Tiranë ka shpërndarë nga dje një pyetësor për nxënësit e klasave 6-9.

Përpos që gjuhësisht është me gabime skandaloze (fjalë të bashkuara), ai përmban pyetje që kanë sjellë reagimin e fortë të prindërve.

Shumë prej pyetjeve të renditura duhet të bëhen vetëm me praninë e psikologut ose të prindit dhe vetëm individualisht e jo me shkrim e kolektivisht në klasë.

Por kjo nuk ka penguar formuluesit, duke i vënë kështu nxënësit në një situatë aspak të lehtë dhe jo pa pasoja në mënyrën se si do ta shohin shkollën pas kësaj.

Ndërkohë nuk është e qartë nëse këtë e ka orientuar vetë Ministria apo është iniciativë e DAR Tiranë!?

Të fundit