Flash News

KRYESORE

Pyetja e ‘Turit’ nga Oksfordi?, sqaron Fuga: Pesë me hiç

Pyetja e ‘Turit’ nga Oksfordi?, sqaron Fuga: Pesë me hiç

Në një lidhje me Skype me studion e Real Story, akademiku Artan Fuga komentoi provimin e Gjuhë-Letërisë aq të debatuar nga maturantët.

Sipas Fugës edhe përgjigjet e dhëna nga hartuesit e provimit ishin gabim.

Ai sqaroi se nuk mund të quhet e drejtë një përgjigje që interpretohet.

Diskutimit për pyetjen ‘çfarë bëri Turi’  që u tha se ishte përkthim nga Oksfordi, Fuga tha: një ‘pesë me hiç’.

“Përderisa kam marrë fjalën dhe thashë se do të mbështes maturantët që në sekondën e parë, unë e kam parë atë tekstin e Oksfordit, dhe situata është krejt tjetër. Aty kemi një tekst të mbyllur dhe aty bëhen pyetjet për lexuesin e tekstit. Me një tekst të mbyllur mund të bësh përgjigje të tilla. Kur kemi një tekst të hapur, i thuhet një maturanti se; ‘si mendon ti se si mund të vijohet?’. Mund të veprohet nga pikëpamja e ilokucionit. S’je i sigurt se si do të veprojë personazhi. S’je i sigurt që të zëvendësosh rrëfyesin, pasi ka një ego subjektive. Ose nga pikëpamja e asaj që ti mendon se mund të të pëlqejë ty. Duke nxjerrë këtë tullumbacen e Oksfordit, janë një 5 me hiç. Ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, po ngrihet nxënësi kundër mësuesit dhe i thonë; pyetjet tuaja janë budallallëqe”, tha Fuga.

Të fundit