Flash News

KRYESORE

Pyetja lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE që nervozoi ish-kreun e Parlamentit Europian

Pyetja lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ish-kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz ka komentuar zhvillimet e fundit në Bashkimin Europian në emisionin “Maischberger” në televizionin gjerman ARD.

Schulz ka shprehur indinjatë aps një pyetje që lidhej me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Cili do të jetë partneri i fortë i Bashkimit Europian, duke qenë se Britania po del nga unioni dhe shtete si Shqipëria po futen. Është kjo Europa që duam?”, u pyet Schulz në emision.

“Tani më nervozuat. Mënyra se si e thoni është krejt e gabuar. Do të duhen edhe shumë vite derisa Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Për shembull, bisedimet e Turqinë kanë nisur që në mesin e viteve ’60. Le të flasim vetëm për Brexit më mirë”, është përgjigjur Martin Schulz.

Të fundit