Flash News

KRYESORE

Pyetja që deputeti i PD-së i drejtoi Arben Ahmetaj dhe që ministri nuk i'u përgjigj dot

Pyetja që deputeti i PD-së i drejtoi Arben Ahmetaj dhe që

Koncensioni i “check-up”-it vijon të jetë një nga plagët e mëdha të mazhorancës socialiste. Ministri i Financave Arben Ahmetaj e ka pasur të vështirë, për mos të thënë të pamundur, t’ju përgjigjej pyetjeve që ju drejtuan rreth kontratës që qeveria ka bërë me kompaninë që ka fituar këtë koncension.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i adresoi disa pyetje rreth kësaj kontrate ministrit Ahmetaj. Ai e pyeti ministrin se sa është vlera e një “check-up”-it dhe sa është numri në total që shteti i paguan kompanisë.

Ministri tha se qeveria i paguan kompanisë për 475 mijë kontrolle në vit por i pyetur, sërish nga Shehaj, se çfarë ndodh nëse ky numër vjetor nuk arrihet dhe çfarë kosto ka kjo në buxhetin e shtetit,  atëherë ministri e pati të vështirë të jepte përgjigje.

Ahmetaj u përpoq të devijonte nga tema por e pati të vështirë pasi ndërhyri edhe kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe duke i kërkuar të kthente një përgjigje pyetjes së Shehaj. Pavarësisht kësaj, ministri nuk e dha dot një përgjigje të qartë.

Të fundit