Flash News

KRYESORE

Pyetja që nuk po i bëhet Saimir Tahirit: A blejnë bosët e bandës, byrzylykë 9 mijë euro për gruan dhe nënën e punëtorit hamall?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë sot përpara medieve duke mohuar sërish se është ai ‘Saimiri’ për të cilin flitet në përgjimet e bandës Habilaj. Deputeti Tahiri tha se prokuroria duhet ta kuptonte se Saimiri për të cilin flitej kishte kamionë dhe merrej me thasët e drogës, çka do të thotë se ministri nuk mund të ishte edhe bosi edhe hamalli i bandës.

Por Tahiri duhet t’i përgjigjet një pyetje të thjeshtë: A blejnë bosët e bandës, byrzylykë 9 mijë euro për gruan dhe nënën e punëtorit hamall? Sepse në përgjimet e italianëve, Moisi Habilaj është regjistruar duke folur për dhuratat që u kishte blerë gruas dhe nënës së Saimirit, dy byrzylykë 9 mijë euro, me gurë të çmuar dhe diamante.

Deklarata e sotme e Saimir Tahirit:

Kaq të vëshitrë e kishin prokurorët dhe jo vetëm, që të kuptonin se në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamione, që ka linjë kamionash, që merret me thasë droge, dhe kaq vështirë ishte për prokurorinë të kuptojë se nuk mund të jem unë, sepse unë nuk mund të isha njëherësh edhe bosi, edhe shefi i bandës, edhe shoferi edhe hamalli i bandës.

Përgjimi i antimafies italiane:

Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë’.

Moisi: Bënë goxha

Sabi: 1000 euro?

Moisi: Sa?

Sabi: 2000 euro…

Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.

Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?

Moisi: Po.

Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamer?

Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.

Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante.

Saimir Tahiri nxjerr një letër nga Katania: Nuk ka asnjë procedim ndaj meje; Saimiri në përgjime nuk jam unë

Paloka nuk i jep kohë Tahirit: Ato letrat që tund ti, i morën edhe të inkriminuarit e tjerë të Ramës

Shkrimi i ‘OBC’: Shteti shqiptar ka kapitulluar; Kuvendi u kthye në Gjykatë për çështjen Tahiri, edhe opozita i është shmangur drejtësisë

Të fundit