Flash News

KRYESORE

Pyetja që vuri në siklet Presidentin: Do votoni më 30 qershor nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje partitë opozitare?

Pyetja që vuri në siklet Presidentin: Do votoni më 30 qershor

Presidenti Ilir Meta, në emisionin “Përballë”, është shprehur se e ka dekretuar 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk ka pse ta ndryshojë.

Gazetari Lutfi Dervishi e ka pyetur presidentin nëse do të votojë me 30 qershor nëse partitë opozitare nuk marrin pjesë.

Meta ka shmangur pyetjen duke u shprehur se shqiptarët kanë të drejtë të votojnë dhe të kenë mundësi të zgjedhin.

“Domethënë nuk do të votoni nëse nuk futen në zgjedhje partitë opozitare”, rithekson Dervishi.

Meta i përgjigjet duke qeshur: "Kështu e lexuat ju".

Të fundit