Flash News

KRYESORE

Pylli i Semanit në flakë, denoncon PD: Papërgjegjshmëri e strukturave të shtetit për të ndihmuar në kohë

Pylli i Semanit në flakë, denoncon PD: Papërgjegjshmëri e

Partia Demokratike, përmes ish-deputetit të saj, Luan Baci, ka denoncuar papërgjegjshmërinë-sipas tij- të qeverisë në marrjen e masave në kohë për të ndaluar përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit.

Sipas Bacit, “re të denduara tymi dhanë alarmin për zjarrin që kishte rënë në zonë, por strukturat e rilindjes me papërgjegjshmërinë e tyre, lanë zjarrin të përparonte.”

Postimi i Luan Bacit:

Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe.

Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.

Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune.

Të fundit