Flash News

KRYESORE

Qafa e Llogarasë bllokohet nga trafiku i automjeteve, dyndje pushuesish drejt jugut

Qafa e Llogarasë bllokohet nga trafiku i automjeteve, dyndje pushuesish

Ndonëse temperaturat kanë pësuar rënie, kjo nuk i ka ndalur qytetarët që të rendin drejt jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet e tyre verore, duke sjellë kështu edhe bllokim të rrugëve. E tillë është edhe situata e sotme në Qafën e Llogarasë, ku që prej mëngjesit ka pasur trafik të ngarkuar, për shkak të qarkullimit të mjeteve që lëvizin nga të dyja anët. Siç raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Klodjana Haxhiaj, në këtë aks ka radhë kilometrike, ndërsa drejtuesve të mjeteve u duhet të presin të bllokuar për orë të tëra.

Të fundit