Flash News

KRYESORE

Qafë Thanë/21-vjeçarja franceze kapet me fara kanabisi

Qafë Thanë/21-vjeçarja franceze kapet me fara kanabisi

Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Shtetit, një shtetase franceze e cila po dilte nga territori i Shqipërisë është arrestuar pasi është gjetur në posedim të 117 farave të dyshuara si fara kanabisi.

Sipas njoftimit, farat e lëndës narkotike janë gjetur në çantën e 21-vjeçares Marion Alain Anastasia Coudair, banuese në qytetin Ekuli të Francës.

Çështja po trajtohet nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së këtij rrethi, nën akuzën e “trafikimit të narkotikëve të mbetur në tentativë”.

Të fundit