Flash News

KRYESORE

Qarkullon në media emri i të dyshuarit për grabitjen në Rinas, reagojnë prokuroria dhe policia

Qarkullon në media emri i të dyshuarit për grabitjen në

Pas lajmit se është zbuluar identiteti i personit të dyshuar si i përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas, ka reaguar policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në reagim thuhet se disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Institucionet ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë”, shkruhet në njoftim, dhjetë ditë pasi ka ndodhur ngjarja.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

Të fundit